Goditet me raketa aeroporti i Odesës

UKRAINË- Goditet me raketa aeroporti i Odesës në Ukrainë.

Tre shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Odesën këtë pasdite, që buruan nga jugperëndimi i qytetit. Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.

BBC shkruan se menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore bëri një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur. Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?