Grabitën 850 në shtëpinë e të moshuarëve në Shkodër, policia identifikon një prej autorëve

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e grabitjes së ndodhur në Shtoj të Ri të Shkodrës.

“Në datë 05.06.2017 rreth orës 02:00, në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër është vjedhur me dhunë nga 3 persona banesa e shtetasit Gj.M., 78 vjeç.  Në banesë janë vjedhur 850 Euro,” shkruan Policia.

Si autori dyshuar është shpallur në kërkim shtetasi F.M., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja
Mësohet se rasti në fjalë ndodhi në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina, rreth orës 1:30 të 5 qershorit. Hajdutët janë futur nga pjesa e pasme e banesës dhe kanë hyrë në shtëpi, duke përfituar nga fakti që të moshuarit ndodheshin në gjumë Fillimisht kanë kërcënuar me armë 65-vjeçaren Lenë Marinaj. Pastaj kanë gjetur në katin e dytë të zotin e shtëpisë, Gjergj Marinajn, 78 vjeç, të cilin e kanë lidhur tek këmbët për të mos lëvizur dhe më pas e kanë goditur në trup dhe kokë disa herë. Pasi kanë gjetur 850 euro hajdutët janë larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmia 
Gjergj Marinaj tregon këto çaste të vështira të tij dhe bashkëshortes: “Kam qenë në gjumë. Ka qenë ora 1:30 kur dëgjoj disa persona që më kishin hipur mbi shpinë teksa flija. Më kanë lidhur këmbët dhe më pas më kanë goditur disa herë me grushte në bark dhe në kokë duke më kërkuar para. Më përpara kanë dhunuar edhe gruan ndërsa në dorë mbanin edhe armë. Kanë gjetur 850 euro dhe më pas janë larguar. Jam shumë i shqetësuar për çfarë ka ndodhur sepse nuk i kemi borxh askujt. Jemi të frikësuar. Ne kemi qenë të vetëm në shtëpi sepse fëmijët janë të shpërndarë. Në këtë zonë gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e vjedhjeve dhe kjo është problem. Shpresoj që policia të gjejë autorët”-thotë 78-vjeçari për ‘BalkanWeb’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?