Grabitet me dhunë qytetari në mes të Vlorës, ja çfarë thotë policia

Një grabitje ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës. Ngjarja është bërë publike nga policia sipas të cilëve grabitja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Dje pranë ambienteve të policisë është paraqitur 63-vjeçari me inicialet A. S., banues në Vlorë.

Ky i fundit ka deklaruar se rreth orës 19:10 (dje), në lagjen “10 Korriku” duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 persona të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit Benz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve shtetasin G. Gj. (Për arsye hetimore nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e plota).

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?