Grabitet për të 3 herë kambisti, sot i morën 3 mln lekë

Për herë të tretë banesa e kambistit Vilson Mara në Maliq është grabitur mbrëmjen e të shtunës. 3 persona me maska kanë kthyer përmbys shtëpinë duke marrë 3 milion lekë të vjetra dhe sende të tjera me vlerë. E zonja e shtëpisë tregon momentin kur në oborrin e banesës ka parë autorët.

Vilson Mara, thotë se ka kërkuar ndihmën e policisë, por numri 129 ishte i padisponueshëm. Policia lokale thotë se po punon për identifikimin e grabitësve pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur prova dhe gjurmë gishtërinjsh.

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 29.04.2017 jemi njoftuar se në Maliq, tre persona në bashkëpunim mes tyre kanë vjedhur me thyerje, banesën e shtetases L.M, 51 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh  rreth 1 milionë lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj.

Theksojmë se në banesë kur është kryer vjedhja e lekëve nuk kishte njeri.

Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?