Grabitja e Rinasit, Berisha: Kreu i grupit, kandidat i PS-së
Vetëm pak kohë më parë në rrugën Tiranë-Rinas u vodhën miliona euro nga një banke e nivelit të dytë.
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka treguar “kapon” e grupit që sipas tij ka kryer vjedhjen e bujshme.
Berisha shkruan se ai është Safet Gjicin, njeriu që vodhi miliona euro në bankë me rojet dhe fitoi 64 tenderë nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën.
Denoncimi ka të bëjë me përdorimin e punonjësve të OSHEE-së dhe mësuesve në fushatën e tij.
STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
-Pjesëmarrjen e OSHEE dhe mësuesve
-në fushatën e Gjicit të partisë, njeriut
që me rojet vodhi miliona euro në bankë dhe
-fitoi 64 tendera nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën. sb
“Prsh si je lideri i Shqipërisë jam nga Kukësi kemi biseduar në fcb desha të bëj një denoncim ja shikoi se si po përdoren punëtorët e OSHE të Kukësit në zonën e Shishtavecit dhe mësuesit në fushatë elektorale nga Safet Gjici kanditat për PS në Kukës. Dy fotot e para janë punëtorët e OSHE ndërsa në foton e tretë është mësues”.


