Grabitja në Qafë-Kashar, prokuroria jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për…
Në lidhje me grabitjen e parave të blindit me para të një banke të nivelit të dytë në Qafë-Kashar, policia arrestoi 6 persona, drejtuesin teknik dhe policët privatë të shoqërisë private.
Për këtë ngjarje Prokuroria ka dhënë sot pretencën duke kërkuar dënim me kusht për të gjithë policët privatë dhe dy vite burg për drejtuesin teknik Fatmir Gapi, 56-vjeç.
Policët privatë për të cilët është kërkuar dënim me kusht
Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF,
Gentian Dedja, 31-vjeç punonjës SHPSF,
Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF,
Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë,
Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë.
Grabitja u regjistrua rreth orës 13:24 të së enjtes së 9 shkurtit 2017, në segmentin rrugor Qafë Kashari-Rinas, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me armë zjarri dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët.
Mendohet se grabitësit kanë marrë 7-8 thasë me parë, por shuma monetare ende nuk është përcaktuar.
Materialet proçeduriale në ngarkim të punonjësve të SHPSF do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe “Shpërdorim detyre”.

