Grabitje me dhunë në Tiranë, 3 autorët i dalin para mjetit dhe vjedhin shoferin
Një grabitje me dhunë ka ndodhur sot në kryeqytet. Mësohet se 3 persona ende të paidentifikuar i kanë dalë para një mjeti tip ‘Wolsvagen’ dhe më pas kanë grabitur drejtuesin. Ngjarja në fjalë u regjistrua në rrugën ‘Memo Meto’.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.05.2017, rreth orës 23:30, në Unazë të Re, në rrugën “Loni Ligori”, dy persona të maskuar, të cilët dyshohet të kenëpatur me vet një armë zjarri, i kanë vjedhur me dhunë, 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega”, shtetasit I. H., 56 vjeç, në momentin që po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”. Parashikuar nga Nenet 139 e 25 të Kodit Penal

