Grekët na bllokojnë, ky vend pret ushtarët Shqiptarë

Tensionet me Greqinë ende janë prezente, më së shumti në kufi. Ditët e fundit, një grup protestuesish grekë ndaluan për disa orë karvanin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Mësohet se destinacion ushtria kishte Rumani, ku ishte nisur për një stërvitje.

Ndryshe nga Greqia, ushtarët shqiptarë janë pritur mjaft mirë në Bullgari. Ka qenë Kapiteni Besnik Tusha, ai i cili në një intervistë për mediat bullgare pasi arritën atje, ku u shpreh se Bullgaria ju ka ofruan mbështetje.

“Ishim të mirëpritur dhe të kënaqur sa i përket bullgarëve. Ata na ofruan një mbështetje të mirë”, – u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat shqiptare marrin pjesë së bashku me ato të NATO-s në stërvitjen më të madhe të kësaj organizate për vitin 2017 që organizohet në Rumani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?