‘Gruaja jote është ku**ë’, jepet dënimi për të riun që vrau kushëririn me thikë
Denis Zaka në gjyq
Denis Zaka është dënuar sot me 35 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen me thikë të kushëririt të tij Vladimir Muurrizi në Larisa të Greqisë dhe groposjen e kufomës pranë një përroi, për të fshehur gjurmët.
27-vjeçari u gjet fajtor nga gjykata dhe u dënua me burgim përjetë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 35 vite burg.
I pandehuri shprehu pendesë për krimin e duke kërkuar mëshirë nga gjykata e falje nga familjarët e kushëririt, pak para dhënies së vendimit. Ndërkohë avokati mbrojtës kërkoi dënim më të butë, duke thënë se klienti i tij ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 3 gushtit të vitit 2016, ku Vladimir Murrizi 27 vjeç i kërkoi kushëririt të tij bashkëmoshatar Denis Zaka, që ta ndihmonte për të vjedhur një frezë që shërben për punimin e tokës. Mësohet se dy të rinjtë para se të niseshin për të vjedhur kanë ndaluar në një lokal, ku kanë pirë dhe rrugës për në vendin ku do vidhnin kanë debatuar me fjalë, edhe prej mungesës së kthjelltësisë.
Dyshohet se Murrizi i ka thënë kushëririt se gruaja e tij ishte ku.rvë, duke bërë që dhe ky i fundit ti kthehet me të shara, po për partneren. Në zënkë e sipër, sipas hetimeve, duke rënduar të sharat, Vladimir Murrizi ka marrë një shufër hekuri dhe ka qëlluar kushëririn.
Pas kësaj Denisi e ka goditur disa herë me thikë këtë të fundit, duke e lënë të vdekur.

