Gruaja në Tiranë tentoi të hidhej nga pallati, zbardhet shkaku

Zbardhen detaje nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ‘Unaza e re’ në Tiranë, ku një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i 8-të i një pallati.

Mësohet se rreth orës 23: 40, gruaja ka hipur në lartësi dhe për gati 30 minuta terrorizoi familjarët dhe banorët e zonës.

Por pas negociatave dhe ndërhyrjes së forcave policore, gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, ka zbritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat paraprake, mësohet se gruaja kishte ndërmarrë këtë akt ekstrem pasi kishte probleme pronësie. Sakaq, të tjera detaje pritet të zbardhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?