Gruaja nga Cërriku alarmon policinë: Më ka ikur burri nga shtëpia!
Një tjetër denoncim për largim nga banesa ka ardhur. Këtë herë në Cërrik dhe denoncimin e ka bërë një grua, e cila kërkon nga policia që ti gjendet burri.
Burime nga policia thanë se një ditë parë në polici ka mbërritur një denoncim.
Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet L. P., nga Shtëpanji që ka denoncuar se i është larguar nga banesa bashkëshorti, 40-vjeçari me inicialet A. P.
Policia ka bërë të ditur se, pas marrjes së denoncimit kanë nisur kërkimet për 40-vjeçarin, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.

