“Hajde futu”, FNSH-të në ndihmë të banorëve, përdorin gomone për evakuim (VIDEO)

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë janë në gatishmëri të banorëve të përmbytur kryesisht në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë.

Në një video të shpërndarë nga Policia ata janë në aksion natën dhe ditën, e madje kanë përdorur edhe gomone për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë rrezikuar më shumë.

Nga efektivët e FNSH-së janë evakuuar disa banorë dhe automjete. “Hajde hipni”, dëgjohen ata teksa shoqërojnë banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pak”, thotë një tjetër që mban prej krahu një të moshuar dhe e ndihmon të hipë në furgonin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?