Hajdutët i vjedhin medaljen e artë olimpike. Policia ia gjen në Shqipëri
Policia italiane ka bërë të ditur se ka gjetur në vendin tonë një medalje të atletit paralimpik italian, Oskar De Pelegrin, që ky i fundit kishte fituar në “Londër 2012” më garën e gjuajtjes me hark.
Kjo medalje e artë olimpike ka qarkulluar nëpër Shqipëri gjatë muajve të fundit dhe fatkeqësisht, nuk ka qenë për merita sportive.
De Pelegrin kishte qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij, ku disa hajdutë kishin marrë ndër të tjera edhe medaljen e tij të artë, një kujtim i rrallë i karrierës së futbollistit paralimpik, shkruan panorama sport.
Por gjatë inspektimeve, janë gjetur një sërë gjurmësh gishtërinjsh dhe pas hetimeve disamujore, polica e provincës së Belunos, ku banon atleti, ka konfirmuar se në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, ka arritur të lokalizojë medaljen e vjedhur në vendin tonë.
Nuk bëhen ende të ditura informacione më të hollësishme, mbi identitetin e hajdutëve apo mënyrën se si ka mbërritur kjo medalje në Shqipëri, por për momentin po plotësohen procedurat burokratike për kthimin e saj te pronari i ligjshëm./

