Hakmarrja e televizioneve ndaj Edi Ramës

Asnjë prej televizioneve informative në vend nuk e ka pasqyruar paraditen e sotme aktivitetin e kryeministrit Edi Rama me banorë të Kasharit.

Ndërsa Rama ishte duke folur për marrëveshjen me Lulzim Bashën duke kërcënuar se mund ta prishte atë nëse PD nuk i përmbahet kushteve për Vetingun, asnjë televizion nuk e transmetonte me pamje, duke u mjaftuar vetëm me titrat.

Mësohet se ky është është një vendim i koordinuar dhe po i bëhet bllok Kryeministrit në mënyrë të organizuar. Rama nuk u pasqyrua “live” në ekrane. Ky bllokim ka nisur që pasditen e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje erdhi një reagim i shoqatës se mediave elektronike, e cila ngriti shqetësimin se dy partitë e mëdha PD-PS janë bërë bashkë kundër televizioneve private.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas shoqatës, me një ligj të pakonsultuar dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor është vendosur që partitë politike gjatë fushatës të transmetojnë reklama pa pagesë në TV dhe pse këto të fundit janë pronë private.(syri)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?