“Hakmarrja për Drejtësi”/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për gjykim
Aktualitet E Martë, 20 Prill 2021 08:50
Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtin në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda çështjen e organizatës Hakmarrja për Drejtësi.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, Hakmarrja për Drejtësi do të gjykohet për akuzën e “krijimit të organizatës kriminale” dhe për disa krime të rënda raporton Tch.
Por aktualisht, të akuzuarit kryesorë si drejtues të organizatës, Orik Shyti dhe Altin Arapi ndodhen jashtë Shqipërisë.

