Hedhja e Kryqit në lumin Osum, qindra vizitorë në Berat

Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e sotme mbi 6 mij beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1 km në të dyja anët e lumit, për të parë nga afër hedhjen e kryqitnw shtratin e lumit Osum.

Janë 15 djem të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të lumit kryqin që lëshohet nga lartësia e urës nga kryepeshkopi i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzetqes, Imzot Ignati. Ndoshta është e vetmja festë që mbleth dy fetë bashkë, atë Myslymane dhe Ortodokse për të parë nga afër këtë ritualE konsideruar si ditë e bekuar, që e ka zanafillën që nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jorgan nga Gjon Pagëzoi, 6 janari i sotëm me diell ka mbledhur mes lagjeve muzeale “Mangalem” dhe “Goricë” qytetarë të besimeve të ndryshme fetare. Ceremonitë e ditës së shenjtë nisën që në orët e para të mëngjesit pranë Katedrales së Shën Dhimitrit me lutjet e rastit dhe më pas korri i kishës u drejtua në urën e Goricës, në lagjen me të njëjtin emër.

Kryepeshkopi i Jugut, Vlorës, Kaninës dhe Beratit Imzot Ignati, pasi ka bekuar Kryqin e shenjtë e hodhi atë nga ura shekullore e Goricës. 15 djemë beratas ishin future më herët në ujrat e ftohta të lumit Osum, por fati këtë herë ishte me të riun nga lagja “Goricë”, Xhoxhi Naço, i cili arriti ta nxjerr kryqin dhe tja dorëzoj sipas rriteve drejtuesve të kishës. Ai uroi më pas gjithë mesimtarët për këtë ditë të shenjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dilaver Xhelili

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?