Helimi në miting, policia hetime për “ndotje ajri”. Ja me sa vite burg dënohen shkelësit

Në një deklaratë të dytë mbi helmimin e 140 mbështetësve në mitingun e PD-së, policia e shtetit ka bërë me dije se ka nisur hetimet.

Referuar burimeve zyrtare, bëhet me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë ndotja e ajrit, ndërsa nuk përjashtohet dhe ndriçimi i fortë. Sipas të njëjtave burime, “ndotja e ajrit” përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne lidhje me ngjarjen ne mitingun e PD policia ka referuar materialet ne prokurori per nenin 201 te k. Penal qe eshte per ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Ka dyshime se simptomat militantve tu kene ardhur edhe nga ndricimi i fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?