Helmimi në mitingun e PD, ushtria përfshihet në hetime. Nis analizimi i dronit që e monitoroi
Gazetarja e “News24” Klodiana Lala, e ftuan në rubrikën “Opinion” bëri një përmbledhje të asaj çka ndodhi në mitingun e PD-së ditën e djeshme, ku rreth 140 persona janë shtruar në spital pas shqetësimeve të shfaqura.
Lala tha se në hetim është përfshirë edhe ushtria shqiptare, ekspertë mjëkësisë, të cilët duan të zbulojnë misterin që rrethon këtë ngjarje.
Sipas saj, kjo është hera e parë që një sulm i tillë me pluhur kimik ndodh në Shqipëri, dhe shtoi se nëse ka prani helmi do të jemi para një akti terrorist, shkruan BalkanWeb.
“Në hetim u përfshi edhe ushtria shqiptare, eskpertë të mjekësisë së ushtrisë, që duan të kuptojnë se çfarë është ky mister që e rrethon këtë ngjarje. Nuk është një gjendje normale dhe një rast i zakontë. Drejtuesit e institucioneve më kanë konfirmuar se hetimi do të jetë i thellë. Prokuroria është njoftuar në kohë rekord. Një situatë e tillë për herë të më parë në Shqipëri, s’ka ndodhur kurrë më parë.
Nëse ka prani helmi do jemi para një akti terrorist. E gjithë protesta është monitoruar nga ajri. Edhe kjo pistë po hetohet nga ekspertët, pasi droni ka qëndruar gjatë gjithë kohës mbi podiumin ku fliste Basha. Mes të lënduarve është edhe një vajzë e vogël 6-vjeçare,” tha Lala në studion e lajmeve në “News24”.
Ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.
Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.

