Heqja e mandatit. Aqif Rakipi: Vendim i turpshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit, Aqif Rakipi. Me 5 vota pro, KQZ-ha vendosi që ti heqë mandatin deputetit të PDIU-së.

Në një reagim për Ora News, Aqif Rakipi e quajti të turpshëm vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit si deputet i PDIU-së

Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimi i gjurmëve të gishtave në Itali ka rezultuar se “Aqif Rakipi është raportuar me datë 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996 me gjenealitetet Aqif Rakipi, lindur më 01.04.1964.” Marrja e mallrave të vjedhura nuk përfshihet në llojin e veprave penale që e bëjnë një subjekt të pazgjedhshëm në poste publike, por Rakipi rrezikon të humbasë mandatin për shkak se ka dështuar të deklarojë këtë episod në formularin e vetëdeklarimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?