Hetim për kryqin nazist në protesta, vihet në punë antiterrori

Një simbol i ndaluar nazist u shfaq në datën 11 shtator në Tiranë. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për akuzën e “shpërndarjes së shkrimeve antikushtetuese”.

Protesta e ka shtyrë antiterrorin që të kërkojë hetime në prokurori ndaj një protestuesi që mban në dorë tabelën, që sipas agjentëve të antiterrorit i ngjan kryqit nazist.

Antiterrori ka referuar mes të tjerash si provë këqyrjen e videos në kanalin Youtube të transmetuar nga TCH. Video përshkruan agjentin që është e gjatë 1 minutë e 3 sekonda dhe aty shfaqen qytetarë me tabela e me thirrjet “NUK JEMI KAVJE”, apo ” jo vaksinimit të detyruar , jo vaksinë me forcim, jo 5 g”.

SHKARKO APP