Hidhet shorti, Kolegji Zgjedhor përzgjedh trupën që do shqyrtojë kërkesë padinë e Partisë “Forca Rini”
Kolegji Zgjedhor ka përzgjedhur sot me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë kërkesë padinë e partisë “Forca Rinia”.
Kjo parti kërkon anulimin e vendimeve të KQZ për regjistrimin e PD dhe PR për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare.
Sipas kësaj partie, regjistrimi i këtyre dy subjekteve ishte antiligjor pasi u bë jashtë afateve kohore.
Relator i çështjes për shqyrtimin e kërkesës së partisë “Forca Rinia”, me short u zgjodh Sotiraq Lubonja, ndërsa anëtar të trupës gjyqësorë janë Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomorr Skreli dhe Astrit Kalaja.

