Himarë, hyn për t’u larë në det, 18-vjeçari rus plagoset nga dallgët

Një 18-vjeçar rus ka mbetur i plagosur me nga dallgët në Himarë. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Gjipeut”.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se i plagosur mbeti shtetasi rus me inicialet A.D., 18 vjeç.

Si pasojë e dallgëve të forta i riu ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi i huaj ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të huaj të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar por vetëm 18-vjeçari ishte futur në det. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?