Hipën në shkëmb për kontroll territori, dy policë bllokohen në kanionet e Progonatit

Dy policë kanë mbetur të bllokuar midis Progonatit dhe Nivicës në zonën e Tepelenës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shefi i Rendit në Komisariatin e Tepelenës, Roland Zhapa dhe një inspektor kishin shkuar për kontroll territori, por kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në kanionet e Progonatit për shkak të terrenit të vështirë.

Dy efektivët kishin hipur në një shkëmb për kontroll territori, por nuk kanë mundur të zbresin prej aty dhe kërkojnë ndihmë. Ata kishin ecur rreth 6 orë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme ka mbërritur helikopteri i emergjencave nga Tirana, i cili do bëjë të mundur nxjerrjen dhe transportin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?