Hiqen 18 patenta brenda natës, policia: E papranueshme
18 patenta janë hequr nga policia brenda natës në rrugën interurbane Durrës-Tiranë. Informacionn e ka bërë të ditur vetë Policia e Shtetit në faqen zyrtare, ndërsa e konsideron të papranueshme sjelljen e shoferëve me shpejtësi 143-179 Km/h, në kushtet kur ka shumë lagështirë në rrugë.
”Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143-179 Km/h. E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge. 18 leje drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjezit. Pavaresisht masave represive të ndërrmara nga Policia Rrugore e Tiranës, përsëri gjatë ditëve të javës e kryesisht në fundjavë ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin. Festoni, argetohuni, por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

