Hiqet çadra e PD-së, nis qarkullimi i mjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Pas 90 ditësh, mëngjesi i sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ ka qenë ndryshe, pasi aty mungonte ‘çadra e lirisë’, e cila për gati 3 muaj qëndroi përballë Kryeministrisë.

Puna për çmontimin nisi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që i komunikoi protestuesve se ajo do të hiqej. Tashmë në bulevard është lejuar qarkullimi i automjeteve.

Kujtojmë se opozita kishte ngritur çadrën para godinës së Kryeministrisë, konkretisht në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Por pas marrëveshjes së arritur duke u gdhirë e enjte, mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?