Historia e dhimbshme e jetimes, nga vdekja e dy burrave dhe takimi me nënën
Historia e saj është e denjë për një roman apo novelë dhe 57-vjeçarja Lumturie Kodra ka vendosur ta ndajë sot me publikun shqiptar pa droje, pa pasur frikë nga paragjykimet, reale, ashtu siç e ndan shpesh në librat që shkruan.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, Lumturia tregoi se u rrit në jetimoren e Korçës, sepse ishte fryt i një lidhje të nënës së saj, të cilën e takoi për herë të parë në moshën 11-të vjeçare.
Që nga fëmijëria e vështirë, tek dy martesat fatkeqe, pasi të dy bashkëshortët i kanë vdekur, Lumturia rrëfen dramën e saj dhe ka një mesazh për të gjitha femrat, sepse pas këtij momenti kërkon të dalë nga depresioni i thellë dhe njeh një tjetër person që e mashtron.
Momentet e takimit me nënën ajo i tregon me detaje ashtu edhe faktin që pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk e takoi kurrë të atin.
“Deri kur dola në jetë s’kisha guxim t’i thosha se kush ishte babai im. Dikush thoshte ka lindur me një kosovar, ka qenë mashkull i bukur dhe inteligjent. Këtë nuk ia kërkova kurrë të ma thoshte…”,- rrëfen Lumturia. Por historia e saj nuk mbaron me kaq…

