Historia e Marselit nga Labëria, lotët “lum” në TV, i kërkon falje gruas

Të qash nuk është mëkat por kur qan një burrë, madje në TV, edhe kur është nga Labëria, është një ngjarje që nuk kalon pa u bërë lajm. Edhe pse shihet me lotët që i rrjedhin “lum” Marseli ndau historinë e tij në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”. Ai erdhi aty me një mesazh të sinqertë ndaj bashkëshortes, për falje çdo shqetësim që ka i sjellë.

Marseli ka rrëfyer se e ka njohur Nikoletën në shkollë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe e rrëmbeu sepse janë martuar pa miratimin e prindërve të tyre. Si fryt i kësaj lidhje, ata sollën në jetë dy fëmijë edhe pse për Marselin nuk ndryshoi asnjë, pasi ai vazhdonte të ishte problematik.

Nga ana e saj, Nikoleta një karakter i fortë rrëfeu se Marseli e ka detyruar atë të largohet nga shtëpia sepse ka treguar mungesë respekti, dashurie dhe kujdesi, jo ndaj saj, por karshi fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të ftova në emision që para gjithë shqiptarëve të të kërkoj falje për të gjithë ato që të kam bërë dhe që ta dish që do të jesh gjithmonë në zemrën time dhe nuk të lëndoj më”, tha Marseli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja nuk e mbështeti Nikoletën në vendimin e saj për t’u larguar nga shtëpia dhe e detyruar nga kushtet, ajo u shpërngul në Tiranë së bashku me fëmijët, ku po ja del mbanë e vetme.

Marseli edhe pse përballë kishte bashkëshorten që ja kishte thyer besimin, premton se do të shpërngulet në Tiranë, ku do të gjejë një punë dhe do të përmbushe çdo premtim që i ka bërë asaj dhe mbi të gjitha për fëmijët.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?