Hoxha shqiptar nuk ndalet me deklaratat: Gruaja është si kali, burri duhet ta…
Një hoxhë shqiptar nga Shkupi po bën xhiron e rrjetit ditët e fundit me deklaratat e tij anti-feministe.
Dy ditë më parë u shpërnda një video ku hoxha Bedri Lika shprehej se gratë janë me të meta mendore.
Ndërsa së fundmi ai e ka krahasuar gruan me një kalë.
Në videon e fundit të shpërndarë nga ai dëgjohet teksa thotë:
Gruaja është si kali. Nëse ka një burrë që di ta frenojë, gruaja e respekton. Nëse ka një burrë që nuk di ta frenojë, kali çoroditet dhe e rrëzon.”
Deklaratat e tij kanë ngjallur shumë reagime ditët e fundit sidomos nga mbështetëset e grave në rrjetet sociale. Bedri Lika është një person me influencë dhe kjo duket edhe nga numri i atyre që e ndjekin në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/politikashqiptare/videos/908821852840104/?t=0

