Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elda Vela sjell shpirtjen e qipariseve që gjallojnë kujtesën e trishtë në rrënojat e ish-kampi famëkeq i Tepelenës

Aktualitet E diel, 21 Qershor 2026 11:06
Elda Vela sjell shpirtjen e qipariseve që gjallojnë kujtesën e trishtë në rrënojat e ish-kampi famëkeq i Tepelenës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Ka vende ku heshtja flet më fort se çdo dëshmi. Ka rrënoja që nuk i përkasin vetëm së kaluarës, por vazhdojnë të jenë plagë të hapura në ndërgjegjen e një kombi. I tillë është edhe kampi famëkeq i Tepelenës, një nga simbolet më të errëta të persekutimit komunist në Shqipëri, ku mijëra burra, gra dhe fëmijë përjetuan vuajtje të paimagjinueshme, ndërsa shumë prej tyre nuk arritën kurrë të dilnin gjallë prej atyre telave me gjemba.
Në një vizitë të zhvilluar së fundmi në rrënojat e këtij kampi, koordinatorja e Shtëpisë Botuese Mediaprint, Elda Vela, ka ndarë një reflektim prekës, të shoqëruar me fotografi nga vendi që edhe sot mbart gjurmët e tragjedisë njerëzore.
“Sot isha në rrënojat e kampit famëkeq të Tepelenës, një vend që mbart dhimbjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Kujtesa nuk duhet të mbetet e varrosur nën pluhurin e harresës. Ky vend duhet të shndërrohet në një memorial të dinjitetshëm, në një kujtesë historike dhe kolektive për brezat që vijnë, në mënyrë që e kaluara të njihet, të kuptohet dhe të mos përsëritet më kurrë”, shkruan ajo.
Mes mureve të rrënuara, aty ku dikur dëgjoheshin britmat e urisë, të sëmundjes dhe të dëshpërimit, sot ngrihen disa qiparisa. Në pamje të parë ato mund të duken si pjesë e natyrshme e peizazhit, por për këdo që njeh historinë e këtij vendi, ato marrin një kuptim krejt tjetër. Janë pemë që duket sikur mbajnë mbi degët e tyre kujtimin e jetëve të këputura padrejtësisht.

“Këta drurë nuk janë thjesht pjesë e peizazhit. Ata janë simbole të kujtesës dhe të jetëve që u shuan padrejtësisht”, shkruan Vela, duke shtuar se secili qiparis të krijon ndjesinë sikur ruan shpirtin e një fëmije, të një gruaje apo të një burri që humbi jetën në kushtet çnjerëzore të kampit.
Në historinë e Kampit të Tepelenës, më tragjikja mbetet fati i fëmijëve. Ata që duhej të njihnin lojën, shkollën, gëzimin dhe ëndrrat e para të jetës, u përballën me urinë, epidemitë, të ftohtin dhe mungesën e çdo kushti elementar jetese. Shumë prej tyre nuk arritën kurrë të rriteshin. Emrat e tyre humbën mes statistikave, por jo mes kujtesës së atyre që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi historike.
Po aq të rënda ishin edhe vuajtjet e grave, të cilat mbartën mbi supe barrën e humbjes, ankthin për fëmijët dhe poshtërimin e internimit, ndërsa burrat u privuan nga liria, e drejta dhe dinjiteti njerëzor. Të gjithë së bashku përbëjnë një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë shqiptare, një kapitull që nuk mund të mbyllet me heshtje.
“Qiparisat ngrihen drejt qiellit si dëshmitarë të heshtur të asaj tragjedie. Ata na kujtojnë se pas çdo numri dhe statistike fshihej një jetë njerëzore, një ëndërr, një familje dhe një histori e papërfunduar”, vijon reflektimi i saj.
Në këtë kuptim, Kampi i Tepelenës nuk duhet të mbetet thjesht një vend rrënojash. Ai duhet të kthehet në një hapësirë kujtese, edukimi dhe ndërgjegjësimi qytetar. Një vend ku brezat e rinj të mësojnë jo vetëm për të shkuarën, por edhe për përgjegjësinë që sjell njohja e saj. Një vend ku studiuesit, historianët dhe vizitorët të mund të përballen me të vërtetën e një kohe kur liria dhe dinjiteti njerëzor u mohuan në mënyrën më brutale.

Edhe sot, telat me gjemba që dikur rrethonin kampin duket sikur vazhdojnë të projektojnë hijen e tyre mbi atë truall. Jeta ka ikur prej andej, por kujtesa mbetet. Dhe pikërisht kjo kujtesë kërkon një formë të denjë për t’u ruajtur.
“Vetëm duke e njohur të vërtetën dhe duke ruajtur kujtesën kolektive mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më njerëzore”, thekson Vela.
Qiparisat do të vazhdojnë të rriten. Vitet do t’i bëjnë më të lartë dhe më të fortë. Hija e tyre do të bjerë mbi tokën ku dikur mbizotëronte dhimbja, duke u bërë një simbol i qëndrueshëm i kujtesës. Por, siç nënvizon autorja e këtij reflektimi, vetëm pemët nuk mjaftojnë.

Nderimi i viktimave kërkon më shumë se simbolika. Kërkon vullnet institucional, përgjegjësi historike dhe respekt kombëtar. Kërkon ngritjen e një memoriali dhe të një muzeu të denjë, ku emrat, historitë dhe vuajtjet e atyre njerëzve të mos mbeten më në harresë.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh

Sepse një shoqëri që kujton viktimat e saj është një shoqëri që mbron të ardhmen. Ndërsa qiparisat e Tepelenës, të heshtur e fisnikë, vazhdojnë të ngrihen drejt qiellit, ata na kujtojnë se kujtesa nuk është vetëm detyrim ndaj të shkuarës, por edhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajElda Velo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.