Humbin në Tiranë dy adoleshentë amerikanë
Dy adoleshentë me kombësi amerikane kanë humbur në Tiranë. Denoncimi është bërë një ditë më parë rreth orës 12:00.
Burime nga policia thanë se, qytetarja amerikane Andre Grace B., ka denoncuar se 2 ditë më parë në datën 30 maj, dy fëmijët me inicialet T. B., 17 vjeç dhe T. B., 14 vjeç janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.
Sipas të dhënave, dy adoleshentët Tadgh Bailey Kay, 17 vjeç dhe Tavish, 14 vjeç, rreth 1.50 cm i gjatë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Raportohet se ata janë parë për herë të fundit në zonën e Kodrës së Diellit’ në kryeqytetit. Një qytetare ka shkruar në adresë të ‘BalkanWeb’, ndërsa apelon për ndihmë dhe gjetjen e dy djemve. Sakaq, bëhet e ditur se Kay ditën që humbi kishte veshur këpucë kafe, bluzë me jakë ngjyrë gurëkali dhe xhinse ngjyrë blu.
Ndërkohë, Tavish, mbante veshur një bluzë jeshile. Sakaq, policia është vënë në lëvizje për gjetjen e tyre.

