Hyri për t’u larë në liqen, mbytet i moshuari në Pogradec
Një i moshuar ka humbur jetën në Pogradec, pasi është mbytur në liqen. Sipas policisë K.A, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Bregas-Maliq ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmë. Pas ndërhyrjes nga shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare ai është nxjerrë në breg pa shenja jete. 80 vjeçari ishte i shoqëruar nga vëllai i tij.
Njoftimi i policsë:
Më datë 21.06.2017, në liqenin e Pogradecit, është kërkuar ndihmë për shtetasin K.A, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Bregas-Maliq, i cili ka qenë duke u larë.
Pas marrjes të njoftimit, në ndihmë të K.A, është nisur një motorskaf i shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec. Shtetasi i mësipërm pas daljes në breg, nuk ka dhënë shenja jete.
Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij, ku së bashku me këtë të fundit në mesditë, janë larë disa herë të tjera në liqen.
Trupi i pajetë i shtetasit K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./bw

