I biri del në fushatën e PS/ Luftar Paja flet pasi mori vaksinën kineze: Mos u ndikoni nga propaganda e keqe për shëndetin

Aktori i njohur, Luftar Paja ka treguar se ka marrë para tre ditësh dozën e parë të vaksinës kineze ‘Sinovac’.

Paja ka treguar për ‘Shqipëria Live’, se deri tani ai nuk ka pasur asnjë efekt anësor, ndërsa thotë se ndihet shkëlqyeshëm.

Aktori u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hezitojnë të marrin vaksinën dhe të mos ndikohen nga propaganda e keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam bërë vaksinën në datën 28. Jam shkëlqyeshëm, jo mirë, por shkëlqyeshëm. Nuk kam pasur asnjë problem. Do të shkoj të bëj vaksinën në fillim, që të jem i sigurt dhe t’u them atyre që votojnë, shkoni bëni vaksinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”., u shpreh Paja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?