I dehur dhe me shpejtësi përplas dy automjete, në pranga 35-vjeçari në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 35-vjecar, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe tej normave të lejuara. Në pranga është vendosur Andrea Gjoka, 35 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur dy automjete gjatë rrugës dhe më pas në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjeologjisë”, ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar lehtë vetë shtetasi i lartpërmendur.

Shtetasit A.Gjoka i është bërë testi i alkoolit me apartin Drager i cili rezultoi me masë alkooli 0.67 mg/l.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?