I dënuari telefonon sallën e burgut, ‘do i vë minat drejtorit dhe sekretares’
I gjendur në burg, një i dënuar ka shfrytëzuar mundësinë e një telefonate dhe ka kërcënuar me vendosje eksplozivi ndaj drejtorit dhe sekretares. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga burime pranë Policisë së Tiranës.
Burimet thanë se i dënuari Neim B., 32 vjeç nga Berati, por i dënuar në burgun e Fushë Krujës rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të djeshëm ka telefonuar në numrin e sallës së burgut dhe ka kërcënuar me vendosje eksplozivi.
Sipas burimeve nga policia thanë se, i dënuari ka thënë se do ti vendoste eksploziv drejtorit të burgut dhe sekretares.
Të njëjtat burime nga policia thanë se, i dënuari Neim B., është me probleme mendore, por kanë nisur hetimet në lidhje me deklaratat e tij. /SYRI.net

