I ikën gruaja nga shtëpia, shqiptari tërbohet nga xhelozia dhe lyen me benzinë pallatin (VIDEO)

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shkaktuar panik e ankth për disa ore tek banoret e një pallati në Pontedera, te cilin e kishte spërkatur me benzine dhe kërcënonte t’i vinte zjarrin dhe të hidhte në erë tërë ndërtesën.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:00 pasdite shkruajnë mediat italiane të cilat thonë se policia arriti ta ndalonte shqiptarin para se të bënte “gjestin e çmendur”.

Policia e ndaloi atë duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i tij. Policia dhe zjarrfikës të shumte shkuan në vendngjarje. Mësohet se 20 familja nga pallati ishin evakuuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u arrestua dhe akuzohet për tentativë masakre dhe dhune në familje. Motivi sipas mediave italiane, ishte se shqiptari ishte tërbuar nga xhelozia për bashkëshorten e tij, e cila i kishte ikur nga shtëpia dhe ishte strehuar ne këtë pallat, ku jetonin disa të afërm të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?