I moshuari në Gjirokastër gjendet i vdekur në rrugë

Një i moshuar në Gjirokastër ka gjetur vdekjen në mënyrë të mistershme një ditë më parë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Topollarë, ku në rrugë pranë një stalle bagëtish, është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit, H.Ç., 66 vjeç.

Në trupin e viktimës me banim në fshatin Arshi Lengo, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një goditje në zemër, ndërkohë që rrethanat e sakta mbeten për t’u zbardhur nga hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?