I moshuari thirrje Gjykatës së Lartë: Pezulloni Ramën nga detyra
Një qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë në këtë ditë të 68-të, bëri thirrje për pezullimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ai i kërkoi institucioneve të drejtësisë, në veçanti Gjykatës së Lartë, që të ndërhyjnë për pezullimin e kryeministrit, duke argumentuar se kjo do t’i hapte rrugë ngritjes së një qeverie teknike. Protestuesi kërkoi që të hetohen dhe të ndiqen penalisht politikanët që, sipas tij, janë të përfshirë në korrupsion. Ai propozoi vendosjen e masës së ndalimit të daljes jashtë vendit për ta, si edhe sekuestrimin e pasurive të tyre.
Në vijim të deklaratës së tij, i moshuari tha se një qeveri teknike duhet të përbëhet nga qytetarë me integritet dhe jo nga figura politike. Ai shtoi se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, duke kundërshtuar zgjedhjen e tij nga Kuvendi, të cilin e cilësoi të korruptuar.
KOHA JONË SONDAZH

