I nxehti afrikan do “godasë” Shqipërinë
Moti çdo vit që kalon ka edhe më shumë teka dhe ndryshon shumë shpesh nga një ekstrem në tjetrin, madje edhe brenda ditës. Muaji maj ishte ndryshe nga ç’mund ta kishit imagjinuar, nuk ishte edhe aq ngrohtë sa të mund të shkonit ndonjë fundjavë në plazh pa ua prishur shiu. Megjithatë sinoptikanët kanë parashikuar se nga 1 qershori në vendin tonë do zbresë i nxehti afrikan, ku temperaturat do shkojnë deri në 33 gradë celsius.
Stina e verës është parashikuar përgjithësisht shumë e nxehtë , por nuk do të mungojnë as luhatjet e shumta nga dielli në breshër ndoshta.
I nxehti afrikan, tashmë një term që i referohet temperaturave të larta, do shoqërojë vendin tonë 3 muajt e verës, ku pritet që këtë verë të vendoset edhe rekordi për temperaturat më të larta të shënuara ndonjëherë në Shqipëri. Prandaj bëhuni gati njerëz dhe flakini tutje pulovrat duke nisur që sot.

