21-vjeçari me “X6” tenton të rrëmbejë 18-vjeçaren (FOTO)

Një student nga Tirana ka tentuar të rrëmbejë një vajzë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Saukut në kryeqytet. 21-vjeçari e përndiqte prej kohësh 18-vjeçaren, ndërsa dy ditë më parë ai e kishte pritur para një lokali dhe ka tentuar ta fusë me forcë në makinën e tij luksoze X6, shkruan Blitz.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por ndërkohë është arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit.

Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër ajo kishte telefonuar më parë policinë, duke denoncuar përndjekjen, duke qenë se kishte pikasur të riun që e ndiqte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariatit Nr. 1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21-vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, adoleshentja Xhoena N. u paraqit në komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.

Menjëherë pas telefonatës së 18-vjeçares dhe adresës së dhënë nga ana e saj, shërbimet më të afërta të Komisariatit Nr.1 janë nisur drejt vendngjarjes.

Në momentin që policia ka mbërritur aty, ka parë që disa persona i kishin ardhur në ndihmë denoncueses, ndërsa personi i dyshuar po tentonte të largohej me makinën e tij tip “BMW X6”.

Policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe 21- vjeçari Kateshi është bindur. Më pas ai është shoqëruar në Komisariatin Nr. 1, ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes, derisa në orën 02:00 të ditës së djeshme i është komunikuar arrestimi me akuzën e përndjekjes.

Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?