I riu shqiptar në Gjermani dhunohet dhe hidhet në liqen, kufoma zbulohet nga kalimtarët (Foto+Emri)

Policia gjermane ka identifikuar kufomën e gjetur ditën e hënë në liqenin Anglersee të qytetit Erbach. Sipas mediave gjermane kufoma i përket shqiptarit Xhoi Musaj, 19 vjeç dhe u gjet nga kalimtarët të cilët njoftuan policinë.

Ai u gjet nga dëshmitarët i mbytur në liqen, ndërsa pas autopsisë rezultoi se 19 vjecari shqiptar është dhunuar dhe keqtrajtuar dhe më pas është hedhur në liqen.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen dhe nga mesi i prillit kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia gjermane ka vendosur një shpërblim 3 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat që kanë informacion mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0731/1880, ndërsa ruhet anonimati.
Screenshot002

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?