I thyejnë xhamin e i hedhin granatë brenda makinës. Ndodhi në Tiranë
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e një makine në rrugën “Besnik Ceka” të Tiranës dhe kanë hedhur granatë në të.
Mësohet se makina tip Volkswagen ka qenë në pronësi të shtetasit E. H. Ngjarja është shënuar gjatë natës.
Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësimore.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.06.2017, në rrugën “Besnik Ceka”, gjatë natës është thyer xhami trekëndësh i automjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E. H., ku në brendësi të mjetit është gjendur një send në formën e një granatë.
Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësiomore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

