I tradhtojnë ndjenjat, arrestohen 2 korrierët shqiptarë të kokainës

Dy korrierë droge janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga efektivët e policisë rrugore të Pian del Voglio (Itali), pasi në makinën me të cilën lëviznin u është gjetur më shumë se 3 kg kokainë.

Në pranga janë vënë dy shqiptarë, 32 dhe 37 vjeç, të arrestuar në autostradën “A1”, raportojnë mediat lokale, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.

Ata janë ndaluar nga efektivët, por janë shfaqur nervozë. Kjo ka bërë që agjentët të vijonin një kontroll të hollësishëm në makinë. E fshehur në mjet u gjet sasi e drogës, që u sekuestrua bashkë me 6.000 euro të fshehura në levën e marshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?