I vunë tritol banesës, flet pronari: S’kam konflikte, ata që e bënë janë lepurushë
Fetah Mataj, pronari i banesës ku ndodhi sulmi me tritol ka dhënë detaje të reja për ngjarjen. Metaj, ish i dënuar, ka mohuar kategorikisht të ketë konflikte me ndonjë person.
Metaj mesohet se ishte me gruan e tij në kohën dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.
“Unë isha me gruan po flinin gjumë. Ishte ora 12 e natës. Nuk ka kam konflikte me askënd. Ata që e kanë bërë janë lepurushë, pasi po të ishin trima më dilnin përballë. Si kam bërë keq askujt. Tani po iki direkt në Durrës, pa asnjë lloj frike”, pohoi Metaj, shkruan ‘BalkanWeb’.
NGJARJA
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, në lokalin në pronësi të 35 vjeçarit Fetah Mataj, ndërsa në katin e sipërm ai kishte banesën. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

