Identifikohet autori i dyshuar me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar më parë për…

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Krimeve në Policinë e Lezhës, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 21-vjeçar, të identifikuar si Aldo Rama, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha nuk është arrestuar ende. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Efektivi i mbetur i vrarë në krye të detyrës ishte duke ushtruar kontroll në zonë, pasi dyshonte që brenda lagunës Kune-Vain, kultivohej lëndë narkotike.

SHKARKO APP