Identifikohet kufoma e gjetur dje në Sazan
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 18:11
Është identifikuar trupi i pajetë që u gjen në Sazan të Vlorës, ditën e djeshme. Mësohet se viktima është Ardian Hidaj 46-vjeç.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se personi ka humbur kontaktet me familjarët më datë 11 prill, duke peshkuar në Karaburun.
Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë.

