Identifikohet shënjestra e atentatit në Tiranë, kush është 26-vjeçari nga Tropoja

Detaje të reja dalin në dritë mbi atentatin e ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije  se i plagosuri me armë zjarri është Devis Rustemaj 26 vjeç nga Tropoja, por banues në Tiranë.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, i plagosuri ka dhënë identitet të rremë për policinë, pasi nga verifikimi rezultoi se nuk kishte atë emër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 26-vjecari është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?