Ilir Karçini dënohet me burg për porositje të vrasjes së biznesmenit

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg Ilir Karçinin, i akuzuar se porositi vrasjen e biznesmenit Piro Bare.
Ilir Karçini është pjesë e bandës së tritolit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Por, Apeli la në fuqi dënimin ndaj tij, duke bërë që policia ta arrestonte ditën e djeshme dhe ta shoqëronte për në burg.
Tregtari i gazit Ilir Karçini akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Karçini i kishte ofruar 120 mijë Euro vrasësit me pagesë Julian Sinanaj për të ekzekutuar biznesmenin Piro Bare.

