Ilir Meta: Nëse do të ekzisonte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani!

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Meta ka thënë se nëse do të ekzistone Reforma në Drejtësi,personi i parë që duhet të burgosej, është Ardian Dvorani. Ndër të tjera ai ka thënë se, e dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias. E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës. Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij. Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje. Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi.”- ka thënë Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?