IMK: Manastirin në Sarandë e rrëzoi tërmeti në Greqi
Instituti i Monumenteve të Kulturës ka reaguar për shembjen e manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës. Përmes një komunikate sqarohet dinamika e ngjarjes dhe përpjekja e këtij institucioni për të siguruar fonde për restaurim të objektit.
Më poshtë pjesë nga deklarata:
“Përsa i përket kishës së Shën Thanasit në Leshnicë, e cila gjatë dekadave kishte pësuar degradime të rënda në të gjithë elementët strukturorë përbërës të saj dhe asnjë ndërhyrjeje të mëparshme, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka realizuar disa punime mirëmbajtjeje dhe konsoliduese në struktura dhe pikturë murale gjatë viteve 2014-2016.
Pavarësisht masave përforcuese të marra, fatkeqësisht, gjatë tërmetit të fuqishëm të shkurtit 2017 me epiqendër ne Janinë, ra një pjesë e çatisë dhe mureve të kishës. Aktualisht, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë së bashku me Sektorin e Sarandës kanë sistemuar të gjithë elementët e materialeve të objektit në mënyrë që të ripërdoren gjatë realizimit të projektit të restaurimit të objektit”.
Lexoni edhe:
SKANDAL/Shembet manastiri mbi 400-vjeçarë në fshatin Dhivër
“Shpërthen” Ylli Manjani: Kjo është Rilindja (k)urbane. Bëjini një m… mu në të..
“Manastirin e rrallë që e ruajti dhe Enver Hoxha, e shkatërroi Edi Rama”
“ISIS shqiptar”: Shkatërrohet perla qindra vjeçare në Sarandë

