Ish-deputeti i PS shkon në çadrën e opozitës (FOTO)
Së fundmi në çadrën e opozitës në bulevard, është bashkuar edhe ish-deputeti i PS-së.
Me anë të një njoftimi në facebook, partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, bëri me dije se kryetari i zgjedhur në radhët e PS-së si deputet për qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka kaluar në opozitë.
Pas takimit të djeshëm me kreun e PD-së, Basha në selinë blu, sot Ndocaj mbështet kauzën e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai është fotografuar në çadrën e protestës së PD-së, ngritur perpara Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


